Ekonomi

Mungesa e diasporës godet ekonominë e Kosovës, dëmi mbi 205 mln euro

Instituti GAP ka bërë me dije se dëmi në ekonominë e Kosovës, si pasojë e rënieve të ardhjeve nga diaspora, pritet të jetë nga 205 deri në 291 milionë euro për këtë vit.

“Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve, në periudhën janar-gusht 2020, numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 62.5% më i ulët se në vitin 2019”, njofton GAP.

“Dëmi i shkaktuar në të hyrat e ekonomisë së Kosovës nga mo ardhja e diasporës pritet të jetë nga 205 deri në 291 milionë euro në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e GAP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë