Treg

Mundësia e përfshirjes së SHBA-së në luftë, bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës ranë të mërkurën pas një rritje 4%.

Nafta e papërpunuar Brent ra me 93 cent në 75.52 dollarë për fuçi dhe nafta e Teksasit ra me 88 cent në 73.96 dollarë.

Presidenti amerikan Trump tha në rrjetet sociale dhe “SHBA-së po i mbaron durimi” dhe kërkoi dorëzimin e Iranit. Ai tha se nuk ka për qëllim të vrasë liderin iraniana Ali Khamenei, të paktën për tani.

Një burim i njohur me diskutimet e brendshme tha se një nga opsionet që Trump dhe ekipi i tij po shqyrtojnë përfshin bashkimin me Izraelin në sulmet kundër vendeve bërthamore iraniane.

Një përfshirje e drejtpërdrejtë e SHBA-së kërcënon të zgjerojë më tej konfrontimin, duke e vënë infrastrukturën energjetike në rajon në rrezik më të lartë sulmi, thonë analistët.

“Frika më e madhe për tregun e naftës është mbyllja e Ngushticës së Hormuzit”, thanë në një shënim analistët e ING.

“Pothuajse një e treta e tregtisë globale të naftës në det kalon nëpër këtë pikë mbytjeje. Një ndërprerje e konsiderueshme e këtyre flukseve do të mjaftonte për të çuar çmimet në 120 dollarë [fuçi],” shtoi banka.

Irani është prodhuesi i tretë më i madh i OPEC-ut, duke nxjerrë rreth 3.3 milionë fuçi në ditë (bpd) naftë bruto.

Ndërkohë, ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara në Gjenevë Ali Bahreini tha të mërkurën se Teherani i ka përcjellë Uashingtonit se do t’i përgjigjet me vendosmëri Shteteve të Bashkuara nëse përfshihet drejtpërdrejt në fushatën ushtarake të Izraelit.

Tregjet po presin gjithashtu një ditë të dytë të diskutimeve të Rezervës Federale të SHBA-së të mërkurën, në të cilën banka qendrore pritet të lërë normën bazë të interesit njëditor në rangun prej 4.25% deri në 4.50%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë