Kur jeni në ankth, një nga gjërat më të mira që mund të bëni është të uleni dhe të bëni ushtrime me frymëmarrjen tuaj. Por çfarë mund të bësh kur je kaq i shqetësuar dhe kjo metodë nuk funksionon?
Më poshtë, është një truk të thjeshtë, por efektiv që ju ndihmon në anashkalimin e ankthit, në mënyrë që të jeni më të përqendruar dhe më të qetë. Por së pari, duhet të dini se çfarë shpjegimi shkencor qëndron pas ankthit dhe shqetësimit.
Ekziston një pjesë e korteksit tuaj se si i përballoni gjërat, duke nisur nga pjesa e të menduarit dhe planifikimit që quhet korteksi paraballor dorsolateral, ose dlPFC shkurt. Është drejt pjesës së përparme dhe anësore të trurit tuaj. DlPFC është e rëndësishme për kujtesën në punë dhe në thelb përmban informacione që mund t’i përdorni në moment. Për shembull kjo ndodh kur ju mbani mend një numër telefoni dhe në moment e shënoni në letër, ose mbani mend të gjitha produktet që do blini në dyqan.
Nëse jeni vërtet i shqetësuar për diçka, ai mendim shqetësues zë vend në kujtesën tuaj momentale. Ju mund ta krahasoni dlPFC me RAM-in e kompjuterit. Nëse kompjuteri juaj ka shumë RAM, mund të ruani një sërë programesh në të njëjtën kohë.

Atëherë, si mund ta lironi atë hapësirë dhe ta bëni trurin tuaj të punojë në mënyrë më efektive?
Praktikat e ndërgjegjësimit mund ta kthejnë trurin tuaj në internet, por realizimi i tyre nganjëherë mund të jetë vërtet sfiduese. Ju duhen disa ushtrime të vogla për të rindezur “RAM-in” në trurin tuaj, që quhet “frymëmarrja” e pesë gishtave.
Hapi 1: Vendosni gishtin tregues të njërës dorë në thoin e dorës tjetër. Ndërsa merrni frymë, përqendrohuni vetëm tek maja e gishtit.
Hapi 2: Bashkoni majat e gishtit të madh me gishtin e unazës dhe shtypini fortë për disa minuta.
Hapi 3: Përsëriteni këtë gjë me të gjithë gishtat e dorës dhe përqendrohuni tek ajo çfarë po bëni, duke marrë frymë thellë.
Këto ushtrime janë të shkëlqyeshme, sepse bashkojnë shumë shqisat tuajën në të njëjtën kohë. Ushtrimi jo vetëm kërkon ndërgjegjësimin e disa shqisave por nxit edhe përqendrimin dhe realizimin e ushtrimit të frymëmarrjes në të njëjtën kohë.
Këshillohet që ky ushtrim të përdoret edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe mund ta praktikoni para konsumimit të vakteve tuaja, ose para se të flini. Kjo gjë do të ju ndihmojë të jeni më pak të stresuar dhe të lodhur.
Burimi: Ideas.TED/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




