Politike

‘Mund të përdoret për të grabitur zgjedhjet’, Açka për komisionin e dezinformimit: Dyshime së bëhet për të kontrolluar mediat

PS miratoi vetëm me votat e saj ngritjen e  komisionit të posaçëm për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj. PD-ja e Rithemelimit tha se ngritja e këtij komisioni në këto kohë po bëhet për të shmangur vëmendjen, ndërsa Gazment Bardhi kërkoi që objekti i komisionit duhet të ishte i qartë për të mos lënë dyshime për ndërhyrje ne media. Në anën tjetër deputetja e PD-së së drejtuar nga BASHA, Flutura Açka, shkoi edhe më tej kur tha se ky komision sa kohe ka afat 1 vjecar ka qëllim zgjedhjet e ardhshme.

“Sot u kërkua me insistim ishte nëse do të ishte e mundur të kishte një bashkëkryetar të këtij komisioni në mënyrë që opozita të ketë mundësi që të ketë kontroll mbi veprimtarinë e këtij komisioni. Po them nga kërkesat e para që kam pasur nga aktorë të caktuar mediatik, është ngritur dyshimi që objekti i këtij komisioni do të jetë, ndoshta do të keqpërdoret  dhe do të përdoret ndoshta për të kontrolluar. Meqenëse jemi në një vit zgjedhor, duam nuk duam ne dhe kohëgjatësia e këtij komisioni që është fiks një vit i plotë deri në zgjedhjet e ardhshme mund të na çojë ndoshta për shkak të objektit që ka nga një lloj mbikqyrje deri te ndryshimi i kuadrit ligjor, ndoshta mund të përdoret në një moment të caktuar për të ndryshuar edhe Kushtetutën në funksion të grabitjes së zgjedhjeve. E them me keqardhje këtë gjë. Sepse përderisa një komision i tillë ka në dorë, ne kemi një përvojë të hidhur nga ndryshimet Kushtetuese të vitit 2020, kush na garanton që nuk do të ketë një ndryshim tjetër Kushtetues në funksion të zgjedhjeve të ardhshme”, tha Açka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë