Futboll

Muja ndal shqiponjat Rashica-Muçi

Beşiktaş priti Samsunspor në javën e 20 të kampionatit turk, sfidë të cilën e nisën Rashica dhe Muja nga minuta e pare ndërsa Muçi nga stoli. Gjatë minutave të saj vendas dhe miq patën raste të pastra shënimi por pa mundur të gjejnë rrjetën. Besktas nuk arriti të përfitonte as nga inferioriteti numerik i Samsunspor që mbeti me 10 lojtarë kur Rick Van Drongelen mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 64. Vendasit mund të shënonin në 15’ kur Immobile kombinoi me Al-Musrati-n por gjuajtja përfundoi në traversë. 5’ nga pushimi Van Drongelen dhe Emre Kılınç përfituan nga topi i karamboluar mes Topçu dhe Uduokhai por Mert Günok ndali miqtë në rrugën drejt rrjetës. Ndërkohë Arbnor Muja ishte i pakalueshëm në duelet me Joao Mario-n dhe Ciro Immobile-n.

Arbnor Muja në duel me Joa Mario-n (18) dhe Milot Rashica në duel me Marc Bola (16)

Rafa Silva pati gjithashtu probleme në lojën në krahun e majtë ku mesfushori mik, Muja ja vështirësoi aksionet vertikale vedasve. 15 minuta pas kthimit të skuadrave në fushë, Ernest Muçi mori vendin e Joao Mario-s duke iu dhënë një ritëm tjetër shqiponjave të Solskjaer. Në minutën e 62 Beşiktaş mund të shënonte kur Immobile gjeti Gedson Fernandes në zonën e vogël të rreptësisë por Schindler spastroi në vijën fatale. 60 sekonda më pas kombinimi Rashica – Muçi nga e majta rezultoi sërish një rast të humbur. 20 minuta nga fundi sërish Muçi bëhet protagonist me pasimin e tij por Rafa Silva u ndal nga portieri mik Okan Kocuk. Në minutën e 7 shtesë Beşiktaş pati rastin e fundit për të shënuar kur Muçi dhe Rafa Silva gjetën Semih Kılıçsoy në krahun e majtë të sulmit por Schindler i ndali sërish shqiponjat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë