Nga Gazeta Si – STVV fitoi duelin me Anderlecht për shërbimet e Arbnor Mujës që huazohet nga Samsunspor për një sezon në Belgjikë.
Muja është i njohur në Belgjikë për aktivizimin te Antwerp me të cilën fitoi Kupën dhe kampionatin në vitin 2023.
Sint-Truidense V.V. që kryeson me 13 pikë pas 5 ndeshjeve i plotësoi dëshirën trainerit Wouter Vrancken që kërkonte një përforcim të tillë përpara ndeshjes me Cercle Brugge.
Në marrëveshjen e transferimit, belgët kanë edhe një opsion për blerjen e kartonit të Mujës në verën e vitit 2026.
Për të parën herë ai mbërriti në Belgjikë në vitin 2022 kur Drita e shiti te Antwerp. Në sezonin e parë me fanellën e “Great Old” që atëherë drejtohej nga Mark Van Bommel, Muja luajti 33 ndeshje.
Ai gjithashtu shënoi 4 gola, me këmbën e majtë dhe të djathtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



