Politike

Muçollari: Pas zyrave të reja të administratës fshihet ndërtimi i kullave të larta në vend të ATSH dhe Inxhinierisë së Ndërtimit

Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçpllari, tha përmes një deklarate për mediat se konkursi që Rama hapi për ndërtimin e zyrave të reja në administrate është thjesht fasada për planin e kthimit të trojeve shtetërore në kulla  me vlerë të paktën 90 milionë euro.

“Pas emërtimit ‘energjizimi i qytetit’, fshihet një plan biznesi për të fituar të paktën 50 milionë euro me kullat tek ATSH dhe 40 milionë euro tek Inxhinieria e Ndërtimit.

Edhe motivi se dhënia e këtyre trojeve në vendet më të shtrenjta të Tiranës, vjen në këmbim të ndërtimit të zyrave për qeverinë, është një justifikim i dobët. Ne kemi një qeverisje të keqe, jo se zyrat nuk janë në gjendje të mirë, por sepse ato janë të zhytura në korrupsion, në çdo nivel të ekzekutivit.

Trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa tenderim.

Bëhet fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se 35 përqind, kur në këto zona, sipas tregut, pronari i tokës përfiton të paktën 45 përqind.

Në këtë proces ku Edi Rama sillet si pronar i trojeve e godinave shtetërore, nuk gjendet dot interesi dhe përfitimi i publikut”, tha ai.

Sipas tij, në këtë proces përfituesi i madh është ndërtuesi.

“Në klastrin e parë, ai që do të marrë ATSH për të bërë gradaçelë, llogaritet që me çmimet e tregut do të fitojë rreth 50 milionë euro.

Ai që do të bëjë kullë dhjetëra katëshe pranë inxhinierisë, do të fitojë mbi 40 milionë euro.

E gjitha, një mundësi e mirë pasurimi për miqtë e Edi Ramës dhe një lavatriçe e re e pastrimit të parave në Tiranë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë