Gazeta Si – Përveç skuadrave shqiptare që luajnë mbrëmjen e sotme në Eruopë, janë edhe lojtarë të tjerë shqiptarë që luajnë në skuadra të huaja. Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ishte protagonist sot për Legian e Varshavës.
Ai shënoi golin e vetëm për skuadrën polake në humbjen 1-2 ndaj Austrisë së Vjenës. Një gol që mban gjallë shpresat e Legias për një kualifikim të mundshëm në ndeshjen e kthimit. Muçi realizoi me një devijim me kokë në zonë.
🏆 GOAL! Legia Warszawa 1-2 Austria Wien
— FootColic ⚽️ (@FootColic) August 10, 2023
⚽️ Ernest Muçi
💰 Bet It All 200€ Welcome Bonus – https://t.co/eqWX0TkxqM pic.twitter.com/CMSdVBIpsF
Ish-futbollisti i Tiranës u fut në fushë kur kishte kaluar një orë lojë, kur rezultati ishte 0-2. Tri minuta para fundit të ndeshjes ai gjeti rrugën e rrjetës. Nga stoli e nisi këtë ndeshje edhe mesfushori Jurgen Çelhaka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




