Gazeta Si – Të tjerë gola në Europë për Ernest Muçin, sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Ish-futbollisti i Tiranës ka shënuar dy herë sot në mbrëmje për Legian në Ligën e Konferencës, në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Gola jo tëi zakonshëm për sulmuesin kuqezi, sepse ia ka shënuar një emri të madh si Aston Vila dhe për më tepër portierit kampion bote në fuqi me Argjentinën, Emiliano Martinez. Në rastin e golit të parë sulmuesi gjuajti saktë në qendër të zonës, ku u gjend i pambuluar.
Ernest Muçi leva o Legia a frente novamente .
— Dupla Aposta (@duplaaposta_) September 21, 2023
Legia 2-1 Aston Villa pic.twitter.com/cxlUgLCNGp
Muçi shënoi fillimisht golin e dytë për skuadrën polake, duke i dhënë asaj avantazhin e përkohshëm. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2. Pak pas fillimit të pjesës së dytë lojtari shqiptar shënoi edhe golin e dytë personal pas një aksioni të bukur, të finalizuar me një goditje të saktë në pozicion diagonal. Ky gol i dha fitoren Legias dhe Muçi u bë ‘heroi’ i saj.
ERNEST MUÇI 🇦🇱(2001) AT THE DOUBLE WITH A LOVELY GOAL TO RETAKE THE LEAD!!!
— Football Report (@FootballReprt) September 21, 2023
📽️ @QJTXSJTpic.twitter.com/PPcPeV0uUT
Një mbrëmje vërtet për t’u mbajtur mend për Enest Muçin, ndërsa trajneri Silvinjo, i pranishëm në stadium bashkë me ndihmësin e tij Doriva, me siguri ka mbajtur shënimet e nevojshme. Braziliani ka parë ‘live’ golat e sulmuesit tiranas, që me këtë formë mund të ketë minutat e veta ndaj Çekisë në tetor. Muci dhe Silvinjo janë takuar pas ndeshjes dhe kanë biseduar mes tyre.
Në momentin e zëvendësimit, gjithë tifozët e Legias brohoritën emrin e sulmuesit shqiptar. Nuk mungoi edhe postimi i rastit nga UEFA në faqen e saj. Një foto e lojtarit kuqezi duke festuar një gol dhe “Muçi on fire”.
Ernest Muçi on 🔥#UECL pic.twitter.com/fWvHKXEIs5
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) September 21, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




