Filma

Muaji i Sulejman Pitarkës / ‘Larg barbarëve’ shfaqet në 100 vjetorin e lindjes së artistit

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaqi sot në kinemanë e AQSHF-së filmin “Larg barbarëve” me regji nga Liri Begeja, prodhim i vitit 1994.
Filmi i përzgjedhur për projektim është një prej dhjetëra filmave në të cilët ka interpretuar i madhi Sulejman Pitarka.

Ky muaj është quajtur “Muaji i Sulejman Pitarkës” e i dedikohet aktorit të shquar pasi përkon me 100-vjetorin e lindjes së tij.

“Larg barbarëve” është një produksion i përbashkët Francë, Itali, Belgjikë, i vitit 1994, me regji nga regjisorja franko-shqiptare Liri Begeja, në të cilin luan aktorja franceze Dominique Blanc, në rolin e heroinës së filmit, Ronald Gutman si dhe aktorë shqiptarë në role kryesorë, si: Timo Flloko, Sulejman Pitarka, Piro Mani, dhe në role të tjerë, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Feri, Anisa Markarian, Lec Shllaku, Fitim Makashi, Sesilja Plasari, etj. (ATA)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë