Nga Gazeta 'Si'- Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, konfirmon se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita në Gjenevë, Tiranë dhe Paris.
Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. “Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor.
Pres me padurim periudhën e ardhshme”, nënvizon Lajçak.
Dhjetori në fakt pritet që të jetë dhe muaji i fundit i sllovakut si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi në janar i përfundon mandati. Nga Brukseli nuk kanë sinjalizuar ndonjë zgjatje të mandatit për zotin Lajçak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.