Futboll

Mposhti tumorin, rikthehet në stërvitje sulmuesi i Borusia Dortmund

Gazeta Si – Pas ndërhyrjes për kurimin e tumorit në testikuj, Sebastien Haler ka rifilluar stërvitjen. Sulmuesi i Borusia Dortmund ia ka dalë të mposhtë kancerin dhe të kthehet në fushat e blerta.

Haler zhvilloi sot një seancë stërvitore të personalizuar në qendrën sportive të ish-klubit të tij, Ajaksit. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Shreuder: “Na kërkoi që të stërvitej në kompleksin tonë dhe ne pranuam, sigurisht”, – tha ai.

Sebastian Haler. Gazeta Si, 26 tetor 2022

Haler u ble në merkaton e verës nga Borusia Dortmund për të zëvendësuar Haland, që kaloi te Mançester Siti. Por vetëm pak kohë pas kalimit në Gjermani, ai u diagnostikua me kancer. Tashmë ajo situatë e vështirë për lojtarin dhe klubin ka kaluar, sulmuesi është rikthyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë