Futboll

Moyes duhet të presë – shtyhet rikthimi i Brojës

Nuk luan për Everton prej  datës 9 Janar kur u dëmtua ndaj Peterborough në FA Cup. 23 vjeçari që u transferua në një formë jo të mirë fizike nga Chelsea dhe prej atij momenti i është dashur të përballet me një situatë të vështirë. Kur u duk se kishte lënë gjithcka pas nga dëmtimi në tendinën e Akilit ai pësoi dëmtimin e rradhës me këputje të plotë të disa ligamenteve në kavilje. Një situatë që kërkon kohën e saj të rekuperimit dhe gazeta lokale e Liverpulit, “Goodison News” boton lajmin se futbollisti nuk do të kthehet në skuadër më herët se 15 Marsi. E thënë ndryshe 9 javë pas ndeshjes së fundit për Everton. Mirëpo nuk mbaron me kaq, Brojës do ti duhen edhe 2-3 javë të tjera për rigjetjen e formës fizike.

Dëmtimi i Brojës ndaj Peterborough në FA Cup

Sipas lajmit në “Goodison News” – dëmtime të tilla që kombinojnë ato në këmbë dhe kavilje vështirësojnë përcaktimin e diagnozës së saktë në ditët e para dhe plani i rekuperimit varet nga përgjigjet që jep fiziku i lojtarit. Këputjet e plota të ligamenteve që shoqëruan dëmtimin në tendinën e Akilit, shtyjnë kohën e shërimit dhe çelësi i suksesit është një rehabilitim metodik për ta ndihmuar lojtarin të kthehet në formën e tij më të mirë. 3 javët që pasojnë nga sot do ti duhen të lërë pas dhimbjet plotësisht. Ndërsa në vazhdim një plan i mirëmenduar do ti kushtohet përgatitjes fizike me stërvitje të diferencuar. Në rastin më të mirë, Broja do të kthehet në shërbim të Moyes dhe Everton në datën 10 Prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë