Futboll

Mourinjo surprizon për të ardhmen, gati për rikthimin pas 24 vitesh te Benfika

Gazeta Si – Mund ta kenë harruar të gjithë, por eksperiencën e parë si trajner Zhoze Mourinjo e ka pasur te Benfika. Në verën e 2000-shit ai zgjodhi të linte Barcelonën, ku ishte formuar në stafin e Bobi Robson dhe Luis van Gal, për të zëvendësuar disa muaj një shenjtor të futbollit botëror, si Jup Hejkes.

Mourinjo me trofeun e Liges se Konferences. Gazeta Si, 9 prill 2024

Pastaj Mourinjo la edhe klubin nga Lisbona për t’i impresionuar të gjithë me Uniao Leirian dhe për të nisur një karrierë të jashtëzakonshme në krye të Portos. Tani ‘Special One’, pas largimit nga Roma, është gati të kthehet te klubi ku nisi gjithçka para 24 vitesh, edhe pse për pak muaj.

Sipas shtypit portugez, Mourinjo është shumë afër Benfikës. Klubi portugez ka menduar që t’i besojë stolin trajnerit të njohur, por ka një kusht. Mourinjo do të marrë drejtimin e Benfikës, nëse trajneri aktual, gjermani Roger Shmidt, vendos të largohet.

Një mundësi kjo që nuk mund të hidhet poshtë, duke qenë se Benfika është 4 pikë larg Sporting Lisbonës kryesues dhe me një ndeshje më shumë. Nëse skuadra dështon edhe në Ligën e Europës, ku në çerekfinale përballet me Olimpik Marsejën, atëherë mundësia që Shmidt të largohet është vërtet e madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë