Gazeta Si – Është kohë rinovimesh në Serinë A. Pas Stefano Piolit te Milani, është radha e Zhoze Mourinjos te Roma për të zgjatur kontratën. Portugezi po bën mirë me kryeqytetasit dhe klubi kërkon që ai të qëndrojë sa më gjatë.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, pronarët Friedkin po punojnë për ta blinduar trajnerin e njohur. Kontrata aktuale e Mourinjos përfundon në vitin 2023 dhe klubi roman synon ta zgjatë atë deri në 2025-ën. Drejtuesit e duan ‘Special One’ edhe për dy sezone të tjera në Romë.

Skuadra e ka rritur nivelin e saj me ardhjen e Mourinjos në stol dhe ç’është më e rëndësishme, arriti të fitojë një trofe europian sezonin që shkoi, Ligën e Konferencës në Tiranë. Tani klubi sheh me optimizëm përpara, gjithmonë me portugezin në krye.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje