Euro 2020

Mourinjo këshillon anglezët: Mos këndoni para kohë, finalen e vendos mesfusha

Zhoze Mourinjo, një njeri që e njeh mjaft mirë ambientin futbollistik anglez, pasi ka punuar për shumë vite në Premier Ligë, ka një këshillë për britanikët para finales së Euro 2020 ndaj Italisë.

"Para ndeshjes me Danimarkën, i këshillova anglezët që të mos këndonin "Football it's coming home", sepse do të ishte e vështirë. Tani po them të njëjtën gjë para sfidës me Italinë”, - u shpreh fillimisht Mourinjo, duke komentuar Euro 2020 në rubrikën “Talks Sport”. Trajneri i Romës më tej me humor shtoi: “Më falni, ja dhe rezultati pas disa seancash stërvitore”.

Portugezi bën edhe një analizë të dy skuadrave finalist: “Anglia dhe Italia kanë dy profile të ngjashme, nuk kanë bërë shumë gabime, janë dy kombëtare solide dhe pragmatiste. Nuk e kanë humbur kurrë AND-në e tyre. Do të përpiqen të luajnë një ndeshje pragmatiste të dyja.

Forca e Italisë është në mesfushë, me Zhorzhinjon, Verratin dhe Barelën, por edhe me Kristanten dhe Lokatelin. Ndeshja do të luhet aty, në mes, dhe besoj se Southgejt nuk do ta ndryshojë dyshen Rajs-Filips".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë