Gazeta Si – Zhoze Mourinjo trajneri i ardhshëm i Brazilit? Pas Botërorit të Katarit, zëra të ndryshëm e çuan trajnerin e Romës në stolin e Portugalisë, por së fundi zbulohet se ai mund të drejtojë Brazilin. Stoli i Seleçaos është bosh pas largimit të Tites.
Karlos Alberto, ish-mesfushori brazilian që Mourinjo e ka stërvitur te Porto, është shprehur se ‘Special One’ është një kandidat serioz për stolin e Brazilit.

“Nuk duhet ta thosha, por po ju jap një informacion: ndoshta Mourinjo do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Nuk mund t’ju them nga vjen ky informacion, por ai më ka kërkuar të jem asistent i tij”, – ka thënë Karlos Alberto.
Mourinjo ka një kontratë me Romën deri më 30 qershor 2024. Klubi italian dëshiron ta zgjatë kontratën, por çdo diskutim do të bëhet në fund të sezonit.
Karlos Alberto, për ‘Mundo GV’ më tej ka shtuar: “Nëse Tite do të zëvendësohet nga një trajner i huaj, do të jetë Mourinjo ose Guardiola. Mou është një lider, nuk ashtë aspak arrogant, edhe pse njerëzit nga jashtë e shohin kështu.
Kur ishim te Porto, ishte shumë i kujdesshëm ndaj nevojave të lojtarëve. Një herë në javë mblidhte nënat dhe bashkëshortet tona për të kuptuar si shkonte familja jonë, nëse kishim probleme në shtëpi. Donte të dinte gjithçka”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




