Ka ndodhur

Motori përplaset me makinën në Elbasan, humb jetën i moshuari

Një 75-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor të regjistruar të hënën në aksin Elbasan-Cërrik. Viktima mësohet se po udhëtonte me motor dhe policia thotë se është përplasur nga një makinë në fshatin Gjegjan.

Aksidenti ka rezultuar fatal për drejtuesin e motorit, i cili ka gjetur vdekjen në vend. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë