Ka ndodhur

Motori përplaset me makinën e policisë në Tiranë, tre të lënduar

Një punonjës policie u plagos në Tiranë, teksa një motor humbi kontrollin dhe u përplas me makinën e efektivëve në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”. Shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar mjetin e policisë  me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë