Ka ndodhur

Motori përfundon poshtë autobusit në Kuçovë, plagoset rëndë drejtuesi

Gazeta Si – Një autobus dhe një motor janë përplasur në aksin Berat-Kuçovë., ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi 18-vjeçar i motomjetit, E.R.

Adoleshenti ka qenë duke dërguar porositë e picave dhe fatmirësisht ka pasur në kokë skafandrën mbrojtëse, ç’ka e ka mbrojtur nga përplasja.

Motori ka përfunduar poshtë autobuzit në pjesën e përparme. 18-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Beratit për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas në Tiranë për mjekim të specializuar.

Mendohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave në qarkullim nga drejtuesi i autobusit, i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi. Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit Berat drejtuesin, L.P., për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë