Ngjarje

Gjenden 2 turistë me motor uji të fikur në Durrës, njëri vdes, tjetri në gjendje të rëndë

Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme, më 1 qershor, në afërsi të zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy turistë që po lundronin me një mjet Jet Ski kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë.

Skafi i policisë kufitare i ka konstatuar dhe i ka transportuar në port dy shtetasit nga Gana me banim në Angli, një vajzë dhe një djalë.

Djali deklarohet se ka humbur jetën, ndërsa vajza, rreth të 30-ve, u transportua me ambulancë në spital, në gjendje shoku.

Kur policia mbërriti, mjeti ishte i fikur. Dyshohet se çifti ka marrë dëmtime gjatë aksidentit apo dhe mbytjes pas rënies në ujë. Nuk dihet se për sa orë kanë qëndruar në det të hapur dy personat. 

Personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë