Gazeta Si – Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Një motor me të cilin udhëtonin dy persona, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë humbi jetën pasagjeri, 40-vjeçari me iniciale E.B. Ndërsa shoferi, 43-vjeçari B.B. ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




