Nga Gazeta Si – Tashmë po hyjmë në fazën përfundimtare të sezonit me formacionin për vitin 2026 të plotësuar dhe zyrtarizuar pas njoftimit të fundit nga “LCR”. 22 vendet për sezonin e ardhshëm janë firmosur dhe vulosur, duke i dhënë fund një periudhe kontratash kaotike.
Ka qenë një “lojë muzikore karrikesh” ndër më të paparashikueshmet e viteve të fundit, dhe pas 11 muajsh lëvizjesh e spekulimesh, muzika më në fund është ndalur.
Tani që pluhuri është ulur, mund të shohim si është formuar dhe cilat janë befasitë e mëdha që na presin në formacionin e vitit 2026.
– Kontrata e fundit u firmos
Vendi i fundit në rradhën e nisjes së 2026 është konfirmuar. Pas muajsh të tërë spekulimesh, Diogo Moreira është zyrtarizuar si pjesë e “IDEMITSU Honda LCR”.
Braziliani përmbyll disa muaj të ngarkuar me njoftime pilotësh, që përfshinë edhe lajmet nga Honda, e cila konfirmoi se Johann Zarco do të mbetet pilot i kontraktuar nga “HRC” tek “CASTROL Honda LCR” për vitet 2026 dhe 2027, ndërsa Luca Marini do të qëndrojë në “Honda HRC Castrol” edhe për sezonin 2026.
Ekipi “Pertamina Enduro VR46 Racing” njoftoi vazhdimin e bashkëpunimit me Franco Morbidelli-n për vitin 2026, ndërsa “Pramac Yamaha” konfirmoi se Jack Miller do të mbetet në skuadër edhe sezonin e ardhshëm.
– Çështja Jorge Martin: Kryetitulli i vitit 2025
Një nga historitë më të bujshme të sezonit ka qenë ajo e Jorge Martin, pas deklaratës së tij në fund të Çmimit të Madh të Britanisë, në Maj.
Gjatë fundjavës së Holandës, pati deklarata të tjera – fillimisht nga menaxheri i tij Albert Valera, e më pas nga CEO i “Aprilia Racing”, Massimo Rivola, i cili theksoi se Martin është “plotësisht nën kontratë për 2026”.
Por ishte vetë kampioni me numrin #1 që, në rikthimin e tij, sqaroi: asgjë nuk ndryshon – Martin do të mbetet me Aprilia-n në 2026.
Ky zhvillim shuajti shpresat e çdo piloti tjetër që synonte një vend në skuadrën zyrtare të Aprilia-s. “The Martinator” qëndron aty ku është.
– Pjesa e fundit në mozaik: Vendimet e Hondës
Siç ishte përmendur, Marini dhe Zarco ishin tashmë të konfirmuar për sezonin e ardhshëm, duke lënë të hapur vetëm një vend në “LCR”.
Zërat në “paddock” u shtuan kur Somkiat Chantra nënshkroi me “WorldSBK” për të kaluar me Honda-n, ndërsa Diogo Moreira u përfol si kandidati kryesor për vendin e lirë në “MotoGP”.
Kjo u përforcua edhe më shumë pasi Manuel Gonzalez konfirmoi qëndrimin te “LIQUI MOLY Dynavolt Intact GP” për vitin 2026.
Më në fund, në mes të Tetorit, Moreira u njoftua zyrtarisht si pilot i “IDEMITSU Honda LCR”, me kontratë shumëvjeçare.
– Çfarë ndodh me Miguel Oliveira-n?
Pas një sage të gjatë, “Pramac Yamaha” konfirmoi se do të mbajë Jack Miller për sezonin e ardhshëm, përkrah Toprak Razgatlioglu.
Ky zhvillim e la Miguel Oliveira-n me një të ardhme të pasigurt në “MotoGP”.
Fillimisht u përfol për një kalim në “WorldSBK” ose për një rol si pilot testues, me opsionin e parë që u bë real.
Së fundmi, u njoftua se Oliveira do t’i bashkohet ekipit “ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team”, duke kompletuar formacionin e prodhuesit gjerman për sezonin e ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



