Motosport

MotoGP njihet me motorrët e parë për vitin 2026 (Galeri)

Nga Gazeta “Si” – Sezoni i ri është pothuajse këtu dhe kjo do të thotë se është koha që skuadrat e “MotoGP” do të prezantojnë zyrtarisht motorët e tyre për sezonin 2026.

Kur testimet pragsezonale po afrohen, këto evente u japin tifozëve pamjen e parë të dizajnit të ri, motorrit dhe pilotëve të gatshëm për të përballuar sfidat e sezonit të ri.

Prezantimi i parë për sezonin 2026 ishte një event elegant, teksa “Prima Pramac Yamaha MotoGP” u ngjit në skenë në Siena të Italisë. “Accademia Musicale Chigiana”, vetëm pak hapa nga “Piazza del Campo” në qytetin piktoresk toskan, mikpriti eventin, ku pilotët, drejtuesit e skuadrës dhe përfaqësuesit e Yamaha-s zbuluan motorët për sezonin 2026.

“Pertamina Enduro VR46 Racing Team” zbuloi ngjyrat e saj për sezonin e ri në Romë. “BLACKANDLIGHT” dhe pilotët Fabio Di Giannantonio e Franco Morbidelli u ngjitën në skenë gjatë eventit, ku tifozët patën gjithashtu mundësinë të dëgjojnë pronarin e skuadrës, Valentino Rossi, Drejtorin Alessio Salucci dhe Menaxherin Pablo Nieto.

“Aprilia Racing” prezantoi motorrin që ruan ngjyrat e tij ikonë me një shtesë të rëndësishme – një luan, simbol nga historia e markës dhe pjesë e “AND” së “Aprilia Racing”. Ai është emblema e një ekipi që nuk dorëzohet kurrë, i aftë të përballet me vështirësitë me këmbëngulje dhe të rikthehet edhe më i fortë dhe më i qëndrueshëm.

Dizajni mahnitës i “Ducati Lenovo Team” u zbulua! “Madonna di Campiglio”, në rrëzë të Dolomiteve priti për të 4-in vit rradhazi, prezantimin zyrtar të “Ducati Lenovo Team” eventin “Campioni in Pista”. Aty u zbuluan motorët “Desmosedici GP” me të cilët Marc Márquez dhe Francesco Bagnaia do të garojnë këtë vit – një sezon i veçantë që shënon 100-vjetorin e themelimit të Ducati-t në vitin 1926.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë