Motosport

MotoGP anulon tre gara të tjera

MotoGP njofton edhe tre anulime të tjera: në 2020 nuk do të zhvillohen Çmimet e Mëdha të Gjermanisë, Holandës dhe Finlandës, fillimisht të parashikuara për në 21 qershor, 28 qershor e 12 korrik. Nuk ka gara në Sachsenring, por sidomos nuk ka debutim botëror për KymiRing dhe as betejë në Assen, Universiteti i motoçiklizmit, që do të mbetet jashtë kalendarit për herë të parë në histori. Për momentin, data e parë e mundshme për nisjen e sezonit është ajo e 9 gushtit, në Brno.

Vendimi nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur, duke qenë se në javët e kaluara CEO i Dorna, Carmelo Ezpeleta, kishte bërë të ditur se hipoteza më optimiste për të nisur ishte ajo mes fundit të korrikut e fillimit të gushtit, me Republikën Ceke që ishte përcaktuar si etapa e parë e një botërori të reduktuar, me paktin që të mund të kthehej të garohej me qetësi.

“Me trishtim të madh komunikojmë anulimin e këtyre tre Çmimeve të Mëdha të rëndësishme në kalendarin e MotoGp – ka deklaruar Ezpeleta në këtë rast – Çmimi i Madh i Gjermanisë zhvillohet në një pistë vërtetë unike dhe me histori të pabesueshme. KymiRing është një cirkuit i jashtëzakonshëm, që ishte gati të mirëpriste rikthimin në Finlandë të një Çmimi të Madh që mungonte prej 1982. Simboliku TT Circuit Assen ka patur nderin të ishte i vetmi Çmim i Madh gjithnjë prezent në kalendarin e botërorit në mënyrë të pandërprerë që nga lindja e Kampionatit në 1949. Në emër të Dorna dua të falënderoj gjithë tifozët për mirëkuptimin dhe durimin, ndërsa presim që situata të përmirësohet. Mezi presim të kthehemi në 2021 në Sachsenring dhe në TT Circuit Assen”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë