Gazeta Si – Çmimi i madh i 4 shtatorit do të jetë gara e fundit e karrierës për Andrea Doviciozon në MotoGP. Nga Misano te Misano. Një vit më parë Andrea Doviciozo ishte kthyer në Botëror me Jamahan, pasi kishte marrë një vit sabatik pas ‘divorcit’ me Dukatin.
Një vit më pas, pikërisht në Misano, do të përfundojë aventurën e tij në MotoGP. Ëndrra për të luftuar sërish për fitore me M1, që e kishte edhe në 2012, garë pas gare u bë një makth, nga i cili as ai dhe as Jamaha nuk mundën të dilnin.

Disa javë më parë Doviciozo kishte njoftuar se vitin e ardhshëm nuk do të garonte në MotoGP dhe asnjë kategori tjetër. Ai e konsideronte të mbyllur eksperiencën mbi dy rrota. Ajo që askush nuk e priste nga tri herë radhazi nënkampion bote, ka të bëjë me tërheqjen e tij pa u mbyllur sezoni.
I frustruar nga mungesa e rezultateve, por edhe skuadra RNF dhe gjithë Jamaha, ka ardhur ky vendim i parakohshëm. Vendin e tij në garat e fundit të sezonit do ta marrë kolaudatori Cal Crutchlow.
Një mbyllje e trishtë e karrierës nga një prej pilotëve më fitues. Me Dukatin ka pasur momentin më të mirë. Në 2017-ën meritonte të fitonte Botërori pas atij sezoni shumë të mirë, por e humbi vetëm në garën e fundit në Valencia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.