Motosport

‘MotoGP’ – Aldeguer dominon Indonezinë!

Nga Gazeta Si – Ka gjithmonë një mënyrë për të fituar Garën e parë në “MotoGP”! Këtë herë e realizoi Fermín Aldeguer (BK8 Gresini Racing MotoGP).

Debutuesi spanjoll u bë fituesi i dytë më i Ri në historinë e “MotoGP”, pasi një dominimi të jashtëzakonshëm në “Çmimin e Madh Pertamina” të Indonezisë.

Një Garë dramatike ku Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) dhe Marc Márquez (Ducati Lenovo Team) u përplasën dhe  rrëzuan që në xhiron e parë.

Aldeguer u bë Piloti i 2 më i Ri që fiton një Garë në MotoGP

Në betejën për vendin e dytë dhe të tretë, Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory Racing) u rendit i 2, duke lënë pas Alex Márquez (BK8 Gresini Racing MotoGP), në një garë të paharrueshme në Mandalika.

Vlerësimet më të mëdha për Binder – çfarë përpjekjeje për të sjellë RC16-ën e tij në shtëpi në pozicionin më të mirë të sezonit, P4, ndërsa Marini luftoi fort për tu renditur i 5.

Pas podiumit të Sprint-it, Raul Fernandez konfirmoi formën e mirë me vendin e 6, ndërsa Fabio Quartararo ishte piloti më i mirë i Yamaha-s në të 7.

Franco Morbidelli (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) u rendit i 8 përpara shokut të skudrës, Fabio Di Giannantonio.

10 vendet e para në Indonezi

Alex Rins plotësoi 10 të parët. Miguel Oliveira (Prima Pramac Yamaha MotoGP) kaloi vijën e finishit pas tij dhe përpara Johann Zarco (CASTROL Honda LCR), Somkiat Chantra (IDEMITSU Honda LCR) dhe Jack Miller (Prima Pramac Yamaha MotoGP).

Një garë plot emocione, dramë dhe histori – Fermín Aldeguer shkruajti emrin e tij me shkronja të arta në librin e “MotoGP”.

Nga debutues në fitues gare – një talent që sapo ka filluar të ndriçojë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë