Marc Marquez arriti fitoren e 90 përpara vëllait Alex dhe festës së Morbidelli-t që u kthye në podium pas 4 viteve të komplikuar. Piloti katalanas barazoi legjendën Angel Nieto me 90 fitore dhe dedikimi ishte për të dhe familjen e tij. Në cirkuitin e “Termas de Rio Hondo”, Marc triumfoi në Garën Sprint, vendosi “Pole Position” dhe xhiron më të shpejtë në pistë. Përsëri ligji Marquez, madje jo i njërit por i të dyve.

Marc i la të gjithë pas (4 fitore në 4 garat e fundit) duke u renditur përpara vëllait Alex, që u dorëzua 5 xhiro nga fundi. Vetëm i 4 Bagnaia, ndërsa në podium u kthye Morbidelli (për të fundit herë në 2021 në Jerez). Pas vetëm dy garave në bordin e Ducati-t, Marc Marquez është sërish pretendenti kryesor. Pecco Bagnaia ende nuk ka ekuilibrin e duhur por duhet të reagojë menjëherë. Dy gara Sprint dhe dy “Grand Prix” për Marc Marquez në debutimin te Ducati në Buriram dhe “Termas de Rio Hondo”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.