Motosport

‘MotoGP 2025’- Alex Marquez triumfon në Sepang

Nga Gazeta Si – Numri #73 fitoi në Malajzi, Acosta shkëlqeu me vendin e dytë, ndërsa një problem i vonshëm në motorin e numrit #63 i dha Mir podiumi e së dielës.

Pas sigurimit matematik të vendit të dytë në Kampionatin Botëror të MotoGP të shtunën, Alex Márquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) e përforcoi rezultatin me një fitore mbresëlënëse në “Çmimin e Madh të Malajzisë” të dielën.

Një garë e përsosur nga #73 i dha spanjollit fitoren ndaj Pedro Acosta-s (Red Bull KTM Factory Racing) me 2.6 sekonda diferencë, ndërsa një problem i vonshëm mekanik për Francesco Bagnaia-n (Ducati Lenovo Team) i dha Joan Mir-it dhe ekipit “Honda HRC Castrol” një vend të tretë fantastik në podium në Sepang.

Franco Morbidelli tregoi ritëm të lartë në fund të garës dhe përfundoi në vendin e 4, ndërsa Fabio Quartararo mbylli pesëshen e parë, pasi u detyrua të ngrihej në kthesën 15 kur Morbidelli u fut agresivisht përpara.

Fabio Di Giannantonio (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) përfundoi në vendin e 6, disa sekonda përpara Enea Bastianini-t (Red Bull KTM Tech3), i cili u ngjit nga pozicioni i 19-të në start deri në vendin e shtatë – një garë e shkëlqyer për “The Beast”.

Piloti më i mirë (sipas tifozëve) dhe top10 në përfundim të garës

Luca Marini (Honda HRC Castrol), Brad Binder (Red Bull KTM Factory Racing) dhe Ai Ogura (Trackhouse MotoGP Team) plotësuan dhjetëshen e parë, duke lënë pas Marco Bezzecchi-n (Aprilia Racing) në vendin e 11-të.

Ishte një fundjavë e vakët për Bezzecchi-n dhe Aprilia-n, por për shkak të tërheqjes së pafat të Pecco-s, ata rikthehen në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.

Pikët e fundit në garë i morën Johann Zarco (CASTROL Honda LCR), Alex Rins (Monster Energy Yamaha MotoGP), Jack Miller (Prima Pramac Yamaha MotoGP) dhe Somkiat Chantra (IDEMITSU Honda LCR).

Me vendin e dytë tashmë të siguruar nga Márquez, e gjithë vëmendja zhvendoset te gara për vendin e 3.

Bezzecchi dhe Pecco ndahen nga vetëm pesë pikë, ndërsa Acosta është vetëm 31 pikë pas Bezzecchi-t, që do të thotë se edhe ai nuk është jashtë garës për podiumin në klasifikimin e përgjithshëm.

Gara për të nis nga Portimao (Portugali) në fundjavën 7-9 Nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë