Motosport

MotoGP 2021 për rekord, 11 pilotë me të paktën një fitore në karrierë

Ndryshim gjeneratash, mungesa e Markez dhe ekuilibri i madh i 2020-ës. Botërori i MotoGP që starton sot në Katar (Françesko Banjaia niset i pari) vjen këtë herë me një numër rekord pilotësh që kanë të paktën një fitore në karrierë. Më parë ka ndodhur vetëm në vitin 1983.

Vitin e kaluar, 14 garat e MotoGP regjistruan 9 fitues të ndryshëm, pasi Franko Morbideli (3 fitore), Miguel Oliveira (2 fitore) dhe Fabio Kuartararo (3 fitore), ia dolën më shumë se një herë. Nga 9 fitues, 5 prej tyre nuk ishin ngjitur asnjëherë në shkallën më të lartë të podit. Kjo do të thotë se këtë vit, pavarësisht lamtumirës së Andrea Doviciozos, në “top class” do të kemi një numër rekord pilotësh me të paktën një GP të fituar.

Nga provat zyrtare në Katar. Gazeta Si, 28 mars 2021

Janë 11, një rekord në historinë e MotoGP. Ishin 11 edhe në 1983-shin, por në 2021-shin janë 11 nga 22 pilotë në total, pra gjysma e pjesëmarrësve. Ja dhe klasifikimi i pilotëve me më shumë fitore që do të garojnë në 2021-shin, duke nisur nga poshtë. Në rastet me numër të barabartë fitoresh, qëndron përpara ai që ka më pak gara.

Xhek Miler (Dukati): 1 GP
Falë rezultateve brilante të testeve me Dukatin zyrtar, australiani është një nga kandidatët për sukses në Katar. Në Botëror që prej korrikut të 2011-ës, ai kaloi në MotoGP në 2015-ën. Fitorja e tij e vetme në 99 gara në MotoGP është ajo e Holandës në 2016-ën. Gara u ndërpre nga shiu dhe rinisi për 12 xhirot e fundit.

Joan Mir. Gazeta Si, 28 mars 2021

Joan Mir (Suzuki): 1 GP
Edhe kampioni i botës 2020 ka fituar një garë të vetme në MotoGP, “GP Europa 2020”, me 7/10-at më mirë se shoku i skuadrës te Suzuki, Aleks Rins. Falë një rendimenti konstant të teguar me 7 pode, spanjolli në fund i ka lënë prapa të gjithë. Një arritje e konsiderueshme në sezonin e dytë mes të mëdhenjve, gjithmonë me Suzukin.

Brad Binder (Ktm): 1 GP
Vitin e kaluar, në garën e tertë në MotoGP, afrikanojugori bëri të vetnn Çmimin e Madh të Çekisë me 5 sekonda përpara Franko Morbidelit, edhe pse u nis nga rreshti i tretë. Një gëzim i jahstëzakonshëm për të dhe Ktm, triumfi i parë. Atë ditë realizoi edhe xhiron më të mirë të garës.

Danilo Petruçi. Gazeta Si, 28 mars 2021

Danilo Petruçi (Ktm Tech3): 2 GP
Sapo ka kaluar te Ktm, pas përvojës prej dy sezonesh me Dukatin. Me Rins dhe Vinjales është një nga ata që kanë fituar një garë në dy vitet e fundit që kanë qenë mjaft të vështira. Në 2019-ën Petruçi kaloi në Muxhelo Doviciozon dhe Markezin. Suksesin e përsëriti sezonin e shkuar në Le Mans, duke i dhuaruar vendin e dytë Markezit tjetër, Aleksit.

Miguel Oliveira (Ktm): 2 GP
Dy suksese në MotoGP ka arritur edhe portugezi i Ktm, por me shumë më pak gara. Oliveira ka triumfuar në GP Stiria 2020, pasi u nis nga vendi i shtatë, si dhe në shtëpinë e tij, në Portimao, duke qenë në krye gjithë kohën dhe duke regjistruar xhiron më të shpejtë.

Aleks Rins. Gazeta Si, 28 mars 2021

Aleks Rins (Suzuki): 3 GP
Tre sezone e gjysmë me Suzukin dhe 3 fitore për spanjollin. E para në vitin 2019 në pistën e Austin, ku në 2017 ishte dëmtuar, duke befasuar Valentino Rosin, që ishte gati për rikthimin te fitorja. Suksesi i dytë 4 muaj më pas në Silverston me 13 të mijëtat më mirë se Mark Markez dhe “trisi” në 2020-ën në Aragon.

Franko Morbideli (Jamaha Petronas): 3 GP
Italiani ka të njëjtat arritje me Rins, por me një sezon më pak në MotoGP, ku ka debutuar në 2018-ën. Edhe Morbideli ka filluar të fitojë në vitin e tretë, duke shkuar edhe pranë titullit me 3 fitoret në Misano, në GP Teruel dhe në Valencia.

Fabio Kuartararo. Gazeta Si, 28 mars 2021

Fabio Kuartararo (Jamaha): 3 GP
Në 2020-ën francezi ishte në të njëjtën skuadër me Morbidelin, Petronas Jamaha, dhe fitoi edhe ai 3 gara. Ia doli edhe pse ishte në sezonin e dytë në këtë kategori. Pasi dominoi në 2 garat e para, në Jerez, dukej favorit për titullin, por në 12 garat e tjera, duke përjashtuar fitoren në Katalonjë, nuk u ngjit më në pod. Në 2021-ën u promovua në ekipin zyrtar Jamaha, ku duhet të zëvendësojë një farë Valentino Rosi.

Maverik Vinjales (Jamaha): 8 GP
Në 2016-ën, pasi fitoi në Britaninë e Madhe, kaloi te Jamaha, ku u duke se do të ndiqte rrugën e Valentino Rosit dhe Horge Lorencos. Por në 4 sezone me ekipin zyrtar, spanjolli ka arritur në total 7 fitore, 3 nga të cilat në të parin, ku fitoi 2 garat e para.

Mark Markez. Gazeta Si, 28 mars 2021

Mark Markez (Honda): 56 GP
U detyrua ta ndërpriste vrapin drejt rekordeve vitin e kaluar, pas një frakture që pësoi në Jerez, më 19 korrik. Në 7 sezonet e fundit në MotoGP nuk kishte fituar kurrë më pak se 5 gara, ndërsa pikun me 13 fitore e arriti në 2014-ën, kur dominoi në 10 të parat. Me shifër të dyfishtë fitoresh ishte edhe 2019-a, me 12 suksese. Në 2021-shin, me të panjohurën e rikthimit, e pret një sezon “thrilling” gjithsesi.

Valentino Rosi (Jamaha Petronas): 76 GP
Italiani komandon klasifikimin me 76 fitore, duke përfshirë edhe klasin 500, ku ka 13 suksese me Hondën në periudhën 2000-2001. Të bujshme janë 11 sukseset e tij të 2005-ës, 2002-shit dhe 2001-shit, të ndjekur nga 9 fitore në vitet 2003, 2004 dhe 2008, në të cilat Rosi është shpallur kampion. Valentino nuk fiton prej Assn 2017 dhe këtë vit niset nga një skuadër “satelit”. Ku i dihet, “doktori” mund ta pasurojë legjendën e tij.

Përgatiti: Fatjon Rupi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë