Gazeta Si – Marc Marquez rriti diferencën në “MotoGP” pas fitores në “Dutch MotoGP” pavarësisht rradhës së dytë të nisjes në Assen. 32 vjuecari spanjoll që fitoi edhe Sprint-in e së shtunës pas dy rrëzimeve në Provat e Lira, u shkëput ndjeshëm nga rivali i Aprilia-s Marco Bezzecchi. Shoku i skuadrës te Ducati, Francesco Bagnaia, u rendi i 3 duke mos arritur fitoren e 4 rradhazi në pistën holandeze. Vëllai i vogël Marquez, Alex theu dorën në përplasjen me Pedro Acosta-n.

29 vjecari që tani është i shkëputur 68 pikë në vendin e dytë, u ngrit menjëherë por dëmtimi në puls ishte i dukshëm. Megjithëse ishte Bagnaia që kreu startin më të mirë, Marquez u ngjit në vendin e dytë në xhiron e 2 për të marrë kreun në të pestën. Ai vendosi xhiron më të shpejtë të garës në mesin e saj dhe realizoi fitoren e 6 të sezonit duke barazuar legjendarin Giacomo Agostini me 68 fitore në elitë. Por është ende 21 fitore larg Valentino Rossi-t. Gara e rradhës do të zhvillohet në Germany në fundjavën e 12-13 Korrikut duke shënuar mesin e sezonit më 22 gara.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.