Motosport

MOTO GP/ Kampioni në fuqi bën dopietë, Banjaja triumfon në Austri

Françesko Banjaia ka fituar edhe Çmimin e Madh të Austrisë në Moto GP. Në garën e 11 të Botërorit ai ka kompletuar dopietën, pas suksesit në garën Sprint, duke rimarrë kreun e klasifikimit.

Piloti i Dukatit theu rezistencën e Pramac të Horge Martin, të cilit, ashtu si të shtunën, iu desh të kënaqej me vendin e dytë, që e largon 5 pikë nga vendi i parë. Në pod edhe Enea Bastianini. Një ritëm impresionues dhe një garë pa histori. Dy xhirot e para të garës Sprint krijuan iluzione te Martin se mund ta rivalizonte Banjajan, por pista foli ndryshe: kampioni në fuqi tregoi se është ende njeriu për t’u mundur këtë gjatë fundjavës Shpilberg.

Spanjolli dha gjithçka, duke lënë edhe një boshllëk pas krahëve, por kundër Banjajas e kishte të pamundur. I pari i “të tjerëve” ishte Bastianini, duke zënë një vend në pod pas një fundjavë në rritje. Pas tij, por i distancuar jo pak, e mbylli Mar Markez, me një garë të stilit të tij. Ai gaboi nisjen, pati një përplasje me Morbidelin (incident gare për a komisarët), dhe pastaj nisi një nga përmbysjet e tij më të mëdha, të penguar nga një kontakt drithërues me Ktm-në e Miler. Një tjetër pozicionim afër pod-it, pas atij në Silverston, dhe vend i katërt i konfirmuar. Një garë të mirë bëri edhe Marko Bexeki, që e çoi Dukatin e tij deri në vend të 6-të, pas Binder. Në “top 10” edhe dy Apriliat e Vinjales dhe Espargaro (vendi i 7-ët dhe i 9-të), Morbideli dhe Alekes Markez.

PROTAGONISTI – Emocione dhe buzëqeshje për “Peko” Banjajan pas triumfit në Austri. “Ritmi ishte i jashtëzakonshëm, unë dhe Horge kemi bërë një çmenduri sa i takon shpejtësisë”, tha piloti i Dukatit pas garës. “Provova të bëja pak më shumë si ai për të krijuar pak distancë dhe jam vërtet i kënaqur. Dua të falënderoj skuadrën time për punën që bëjmë çdo ditë. Gara ishte shumë e fortë, dola përpara menjëherë, sepse e dija që ritmi ishte i mirë. U përpoqa ta çojë diferencën deri në 2 sekonda dhe që aty gjithçka ishte më e lehtë, sepse nuk kishim më goma as unë dhe as ai. Të fitoja të dyja garat ishte shumë e rëndësishme. Dueli me Martin? Ai mund të befasojë me një top të shkurtër pas 6-7 topash të gjatë radhazi”. /panorama


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë