Motosport

Moto GP/ Incident Banjaia-Vinales, sherr mes dy pilotëve në garën e Francës

Gazeta Si – Dy pilotët ishin protagonist të një rënieje gjatë fazës së parë të Çmimit të Madh të Francës. Tension i lartë mes të dyve dhe përplasje fizike, më pas situata është qartësuar.

Gara e Francës përfundoi para kohe për Françesko Banjaian dhe Maverik Vinales. Italiani, kampion bote në fuqi, dhe spanjolli janë rrëzuar në fundin e xhiros së 6-të. Një kryqëzim trajektoresh bëri që Aprilia numër 12 të prekte Dukatin numër 1. E pashmangshme rrëshkitja dhe tërheqja nga gara.

Një tërheqje e rëndë për Banjaian, që vinte pas dy zerosh në Argjentinë dhe Shetet e Bashkuara të Amerikës. Ai shpresonte të fitonte, ndërkohë që pas rënies dy pilotët janë shfaqur mjaft nervozë.

Vinales nuk e përjetoi mirë dinamikën e rënies dhe filloi të shtynte Banjaian, i cili reagoi në të njëjtën mënyrë. Të tjera shtyrje më pas dhe ndonjë goditje në kaskën e kundërshtarit. Tension shumë i lartë, sigurisht për shkak të adrenalinës së momentit, përveç emocioneve negative.

Personeli në pistë shkoi me shpejtësi për të ndarë dy pilotët nga zënka. Në fund, pas sharjeve mes tyre, Maverik dhe Françesko gjetën mënyrën për të qartësuar situatën dhe për të shtrënguar duart.

Gara u fitua nga Makor Bexeki, italiani i Dukatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë