Nga Gazeta Si- Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë qenë rivalë historikë për thuajse dy dekada me radhë në futboll, por në sporte të tjera nuk e dimë. Po sikur të garonin në një pistë 100-metërshe, cili do të fitonte?
Për të shuar kuriozitetin e fansave në mbarë botën, MotionAthlete ka treguar një simulim kompjuterik të dyshes më epike në historinë e futbollit. Simulatori 3D ka inkorporuar shpejtësitë më të larta të regjistruara nga CR7 dhe Messi në vitet e tyre më të arta.
Sipas llogarive, Ronaldo i bën 100 metra për 11,15 sekonda. Messi nuk e kap dot, por ka aspekte të tjera ku fiton superioritet ndaj portugezit. Loja e tij nuk është bazuar te shpejtësia me sipërfaqen e tokës, por me prekjen e topit.
“Pleshti” i lë kundërshtarët duke ndjekur hijen e tij, sepse me topin në këmbë nuk e ndal dot askush. Në këtë aspekt, Ronaldo mbetet pak më mbrapa, sepse forca e tij bazohet te fuqia fizike, forca atletike, elasticiteti, por jo domosdoshmërisht te teknika.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.