Ngjarje

Moti i përkeqësuar, anulohen lundrimet Durrës-Bari

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, lundrimet në portin e Durrësit janë anuluar për ditën e sotme.

Lajmi konfirmohet nga Autoriteti Portual Durrës.

Nga njoftimi i Autoritetit Portual Durrës sqarohet se lundrimet Durrës-Bari dhe e anasjellta janë anuluar, por trageti i linjës Ankona-Durrës do të niset sipas programit.

“Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar. Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë