Ka ndodhur

Moti i keq, të gjitha shkollat mësim online deri më 19 shkurt

Ministria e Arsimit vendosi që të kalojë të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Ky vendim u morr pasi sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

“Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, deklaroi ministrja Evis Kushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë