Futboll

Moti i keq sposton Kukësin në Tiranë, Skënderbeun e pret në ‘Arena e Demave’

Gazeta Si – Në stadiumin e Kukësit është e pamundur të luhet dhe ndeshjen e javës së 14-të ndaj Skënderbeut skuadra veriore do ta zhvillojë në kryeqytet. Kjo ndeshje do të luhet në ‘shtëpinë’ e Partizanit, në ‘Arena e Demave’.

Vendimi është marrë sot dhe është bërë i ditur nga klubi kuksian. Ditët e fundit vendi ynë është pushtuar nga një mot shumë i fohtë dhe nga reshjet e dëborës. Në qytetin e Kukësit situata ka qenë mjaft problematike dhe kështu ekipi i futbollit është spostuar në Tiranë.

Në fakt, Kukësi stërvitet në Tiranë dhe në Kukës shkon vetëm për ndeshjet zyrtare. Ndoshta në kryeqytet mund të ketë më shumë mbështetje nga shkallët e stadiumit, sepse në Tiranë jetojnë shumë tifozë me origjinë nga qyteti verior. Ndeshja me Skënderbeun luhet ditën e martë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë