Nga Gazeta Si- Moti i keq ka mbërthyer veriun, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe3 bllokime rrugësh.
Gjatë gjithë natës, reshje të shumta shiu kanë përfshirë qarkun e Shkodrës, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat malore të bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz.
Disa rrugë rurale janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe rënies së gurëve, ndërsa në disa fshatra është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.
Rruga nacionale Pukë–Fushë Arrëz është aktualisht e bllokuar në vendin e quajtur Qafa e Batres, si pasojë e shembjes së një masivi dheu. Si pasojë e reshjeve, janë bllokuar pothuajse të gjitha rrugët rurale të Fushë Arrzit.
Probleme ka pasur edhe në Mirditë kur reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të natës kanë krijuar probleme në njësinë administrative të Fanit.
Rruga që lidh fshatin Thirrë me rrugën e Kombit është shembur nga prurjet e shumta të lumit, duke izoluar fshatin.
Po ashtu raportohet edhe për dëmtim të disa urave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



