Gazeta Si – Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ere që ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së enjtes ka sjellë shembjen e urës në rrugën Kukës-Shishtavec.
“Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para”, – njoftoi ARRSH.



Si pasojë e shembjes së urës së Shtrezës, e cila është shoqëruar me rrëshkitje dherash, banorët e 7 fshatrave në këtë zonë kanë mbetur të izoluar. Bëhet fjalë për fshatrat Shishtavec, Novosej, Borje, Cernaleve, Oreshke, Kollovoz, Shtrezë.
Duke mos pasur zgjidhje tjetër, një furgon ka kaluar sipër kësaj ure duke rrezikuar jetën e pasagjerëve që ndodheshin në të për shkak se mund të shembej komplet nga momenti në moment.
Shembja e urës ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë kanë gërryer trupin e urës tejet të amortizuar nga mungesa e investimeve.
Tashmë ka nisur një vlerësim situate dhe ekspertët do të punojnë për një zgjidhje emergjente deri në një zgjidhje përfundimtare ndërsa deri në rregullimin e urës, banorët duhet të shfrytëzoje pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë për të ardhur në Kukës. Ndërkohë e gjithë rruga Kukës-Shishtavec, ka prani të gurëve në trase si pasojë e reshjeve të shiut.
Po ashtu, reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë gjithë natës kanë bërë që rruga nacionale nga Qafa e Buallit në drejtim të Peshkopisë të mbulohet nga gurët e mëdhenj. Segmenti më problematik është ai pranë varrezave të Bulqizës, ku vazhdimisht ka rënie të gurëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




