Gazeta Si - Një pemë është rrëzuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë pasditen e kësaj të premteje, si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shkaktuara nga moti i keq.
Pema ka rënë në rrugën “Sami Frashëri”, në zonën e ish-Bllokut duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Një makinë tip "Honday" ka pësuar dëme të konsiderueshme, pasi është goditur nga pema që rrëzohej teksa ishte në lëvizje.
Pema ka zënë të gjithë rrugën, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Nga rrëzimi i pemës është bllokuar rruga dhe krijuar një trafik aotomjetesh,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.