Gazeta Si – Situatë problematike si pasojë e reshjeve të dendura në Qarkun e Gjirokastrës. Lumi Drino në pjesë të ndryshme të tij ka dalë nga shtrati, duke përmbytur toka të mbjella.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë daljen nga shtrati të Përroit të Çullës në Gjirokastër, duke shkaktuar prurje të shumta të ujit.
Për pasojë, inertet kanë bllokuar një pjesë të rrugës në unazën e qytetit duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Një pjesë e asfaltit të rrugës është dëmtuar si pasojë e inerteve. Autoritetet lokale kanë ndërhyrë për të pastruar dhe hapur rrugën.
Në këtë qark nuk raportohet për probleme të tjera përsa i përket segmente rrugore, por në disa zona është shkëputur energjia elektrike për arsye sigurie.
Aktualisht një pjesë e madhe e fshatrave të qarkut sidomos në zonën e Tepelenës, Memaliajt e Përmetit janë pa energji elektrike.
Situatë kritikë si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur edhe në Tepelenë, ku është bllokuar rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative Kurvelesh.
Burimet nga vendngjarja konfirmojnë se si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.
Si rrjedhojë ngelën të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivicë, Progonat, Lekdush dhe Bënçe. Në vendngjarje po punohet për evadimin e mbetjeve të ngurta nga rruga
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.