Ka ndodhur

Moti i keq / Policia apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes maksimal në rrugë

Nga Gazeta 'Si'- Duke qenë se moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë vendin, Policia e Shtetit ka dalë me një apel për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.

Policia kërkon kujdes nga drejtuesit e mjeteve gjatë ngarjes së makinës, ndërsa nga drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave kërkon të veshin jelekë fosforeshentë gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

Për këmbësorët, Policia apelon të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.

Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit në rast problematikash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë