Nga Gazeta ‘Si’- Për shkak të motit të keq, të dielën nuk do të ketë lundrim tragetesh në linjën Durrës-Bari.
Njoftimi është bërë nga Autoriteti Portual Durrës.
“Referuar parashikimeve meteorologjike të Kapitenerisë së Portit të Durrësit, koordinimit mes autoriteteve detare shqiptare e italiane, ditën e nesërme, dt.12.01.2025, nuk do të ketë lundrime nga Porti i Durrësit drejt Barit, për shkak të kushteve të motit.
Kompanitë e lundrimeve po njoftojnë në kohë udhëtarët, ndërsa mbrëmjen e sotme lundrimet do të vijojnë normalisht”, u tha në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.