Gazeta Si – Si pasojë e motit të keq, janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Lundrimet sipas njoftimit do të vijojnë më datë 15 mars. Masat janë ndërmarrë pasi dallgët arrijnë në det deri në 8 ballë.
Sa i përket pezullimit të lundrimeve, mësohet se janë njoftuar edhe pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot.
Ndërkohë Kapiteneria e Portit të Durrësit thotë se trageti i linjës Durrës-Ancona do të vijojë sipas grafikut.
“Si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor, era nga drejtimi Jug forca 8 Boufort, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë pezulluar lundrimet në nisje sot datë 14.03.2024, janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot! Trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut! Lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut në datën 15.03.2025”, njoftoi Kapiteneria e Portit të Durrësit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.