Ka ndodhur

Moti i keq, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe reshjet e shiut gjatë natës, kanë krijuar problemet e para. Për shkak të këaj situate dhe dallgëzimit të lartë në det, Autoriteti Portual i Vlorës, njofton se do të jetë i ndaluar lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit.

Ndërkohë për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullim për kryerjen e lundrimit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit, do të jetë në mesditën e datës 28 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë