Ngjarje

Moti i keq/ Përmbyten banesat në Vaun e Dejës, del nga shtrati Lumi Glinë

Nga Gazeta Si- Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ku në Shkodër raportohet edhe për përmbytje. 

Prefektura e Shkodrës thotë se raportohet për disa banesa të përmbytura në bashkinë e Baut të Dejës, në të treja njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel. 

Ndërkohë, kreu i bashkisë Kristian Shkreli ka raportuar se lumi Glinë ka dalë nga shtrati dhe për pasojë rrezikon përmbytjeje e 1/3 së territorit të qytetit.

Situata në Vaun e Dejës është mjaft e rëndë, përmbytjet kanë filluar në të gjitha njësitë administrative. Vau i Dejës është pak më shumë problematik pasi Glina ka dalë nga shtrati dhe po përmbyt hapësira shumë të madhe në Vaun e Dejës. Dëmet janë të mëdha, në bagëti, shpend dhe kosheret e bletëve, por shpresojmë të mos rrezikohen jetët e njerëzve pasi situata është mjaft e rëndë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë