Ngjarje

Moti i keq në vend, anulohet ceremonia e hedhjes së Kryqit në Durrës dhe Gjirokastër

Nga Gazeta Si- Besimtarët ortodoksë festojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar ose siç njihet ndryshe Pagëzimi i Krishtit.

Çdo vit, besimtarët kanë zhvilluar ceremoninë tradicionale të hedhjes së Kryqit në det por këtë vit, për shkak të reshjeve të dendura dhe motit të keq, është pezulluar.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” të Durrësit, ku morën pjesë dhjetëra besimtarë.

Pas Bekimit të Ujit në kishë, ishte parashikuar që në orën 10:30 Kryepiskopi të kryente procesin e hedhjes së Kryqit në portin e Durrësit, por kushtet e motit e bënë të pamundur realizimin e këtij akti simbolik, që përkujton pastrimin dhe ndriçimin shpirtëror.

Edhe në Gjirokastër u mbajt vetëm mesha e shenjtë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë