Ngjarje

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit

Nga Gazeta 'Si'- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka informuar mbi situatën në vend, pas reshjeve intensive të shiut që përfshirë të gjitha qarqet.

Mbrojtja Civile thotë se situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.

Gjithashtu bën me dije se lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

“Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim”

Qendrat e banuara, thotë Mbrojta Civile, nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.

“Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Mbrojtjes Civile.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë