Gjashtë turistë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet. Shkak është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu.
Policia e Përmetit thotë se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.
Mësohet se shkak është bërë dalja nga shtrati i lumit Langaricë si rezultat i reshjeve me intensitet. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar për kërkimin dhe shpëtimin e tyre një grup i shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe grupi gatshëm i policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




