Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njofton se nga ora 20.00 nuk do të lejohet asnjë automjet i tonazhit të rëndë në aksin Librazhd-Qafë Thanë.
Ajo thotë se automjetet e rënda po krijojnë probleme në këto akse pasi bllokojnë borëpastrueset. Po ashtu deri të hënën në mëngjes automjetete tonazhit të rëndë nuk lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare. “Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejti të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën e një moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve ët dëborës, por edhe për shkak të erës e cila është e një shpejtësie mjaft të lartë. Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin pjesët e qyteteve apo të fshatrave.
Situate është ekstreme, pavarësisht kësaj të gjitha borëpastruset, të gjitha kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë janë në krye të detyrës.
Të gjitha ato zona që kemi deklaruar se duhet të përdoren zinxhirët, nuk lejohet nga policia rrugore kalimi pa zinxhirë në automjete”, tha Balluku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.